Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vlerësuar Princin e Uellsit, Princin William, si një “djalë shumë simpatik” pas një takimi që pati me të në Paris gjatë fundjavës.
''Ai dukej vërtet shumë i hijshëm mbrëmë. Disa njerëz duken më mirë në jetë reale. Ai dukej shkëlqyeshëm. Dukej vërtet bukur, dhe ia thashë këtë'', tha Trump citon New York Post, transmeton klankosova.tv.
Trump gjithashtu bëri të ditur se gjatë bisedës ata preken disa çështje shëndetësore që kanë lidhje me Familjen Mbretërore dhe e cilësoi bisedën si ''të shkëlqyer''.
Takimi mes Trump dhe Princit William ndodhi pas rihapjes së katedrales së Notre-Dame në Paris.
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek të tjera dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.