Lajmet e fundit

Barcelona ka shënuar fitore ndaj Brestit në Ligën e Kampionëve me rezultat 3:0.
Dy golat e Robert Lewandowskit, njëri nga penaltia, dhe një i Dani Olmos, vulosën fitoren e katalunasve.
Në anën tjetër, Interi po ashtu shënoi fitore ndaj Leipzigut me një autogol të mysafirëve, respektivisht të Castello Lukebasë.
Për momentin Interi ngjitet në vendin e parë të renditjes tabelare me 13 pikë, ndërkaq Barcelona zë të dytin me 12 pikë.