Në Skrome të Shalës së Bajgores janë shpuar nga plumbat e shumtë tabelat orientuese të vendosura për të ndihmuar udhëtarët që s’janë familjarë me ato terrene, njofton Klan Kosova.
Në disa fotot të siguruara nga klankosova.tv shihen tabelat e bëra shoshë me plumbat e kujtdo që ka keqkuptuar qëllimin e armës që mban.
Të vendosura për orientim, tabelat janë shfrytëzuar si targete për qitje dhe shfrenim.
Armët pa leje dhe plumbat e shkrepur nga to në Kosovë janë problem qysh nga paslufta.
“Trimat” që në këto kohe paqeje u mungon armiku, kanë krijuar të tillë prej metaleve të tabelave orientuese.
klankosova.tv
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.