Qytetarët e Zimbabvesë do të fillojnë të ndërrojnë qindra e mijëra trilionë dollar vendas për vetëm disa dollarë amerikan që nga java e ardhshme, me presidentin Robert Mugabe që e ka shpallur të pavlerë valuetën vendase.
Afrikano-jugorët filluan të përdorin valuta të huaja, si përshëmbull dollarët amerikanë në vitin 2009, pasi hiper-inflacioni goditi dollarin vendas në shifrën prej 500 miliardë përqind në vitin 2008.
Në pikun e krizës monetare në Zimbabve, në vitin 2008, qytetarët bartnin qese me para vetëm për të blerë bukë dhe qumësht. Kjo pasi çmimet rriteshin dy herë brenda ditës.
Nga e hëna, ata që ende kanë dollarë vendas të para 2009-ës, mund t’i ndërrojnë ata në dollar amerikanë, në Rezervën Bankare të Zimbabvesë, tha guvernatori John Mangudya në deklaratën e tij.
Procesi zhvillohet me qëllim që ti jepet fund valutës vendase. Për këtë process, qytetarët kanë kohë deri në shtator.
Xhirollogaritë që kanë deri në 175 kuadrilionë dollarë vendas do të kthehen në 5 dollarë amerikanë. Ndërsa ato poshtë kësaj shifre do të paguhen nga 1 dollar amerikan.
E fundit valutë e shtypur e shtypur Rezerva Bankare e Zimbabvesë ishte 100 trilionë dollar zimbabveas. Edhe kjo nuk vlente më shumë se një javë qarkullim me autobus.
●●●
KSHKRIMI NGA
KLANKOSOVA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.