Tre rekomandime të kryetarit të komunës së Prishtinës, Përparim Rama, për shtyrjen e faljen e një vlere të tatimit në pronë, janë votuar nga kuvendi komunal.
Këto, më pas do i shkojnë për shqyrtimin e vlefshmërisë e propozimit ministrisë së administrimit të pushtetit lokal dhe asaj të financave, njofton Klan Kosova.
Rama ka rekomanduar që vlerësimi i pronave të nis në vitin 2024, qytetarët të paguajnë edhe këtë vit tatimin me vlerën e vitit 2022 dhe qeveria të ua fal qytetarëve 100 eurot e para qytetarëve.
Këto rekomandime janë votuar unanimisht nga këshilltarët komunal.
https://www.youtube.com/watch?v=mFAJN6K7DX8&t=2s
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.