Lajmet e fundit

Në platformën numër një në vend ArtMotion, do të keni rastin të ndiqni sot dy ndeshje të Liges së Parë, ku ndër skuadrat që përballen tri nga to janë ish-kampione të Kosovës.
Skuadra e Vushtrrisë ish-kampione në edicionin 2013/14, do të përballet me klubin e formuar së fundmi Prishtina e Re, duke filluar nga ora 13:00.
Liria e cila është kampione e kahershme – gjatë edicionit 1994/95, do t’i matë forcat sot me klubin Trepça’89 e cila ishte kampione në edicionin 2016/17. Përballja fillon nga ora 13:00.
Që të dy ndeshjet mund t’i ndiqni në ArtMotion, në kanalet e Sportit.