Udhëtarët në Nju Xhersi u vonuan për rreth 45 minuta të enjten në mëngjes, kur një dem i arratisur u nis për në shinat e trenit NJ Transit në Stacionin Newark Penn, raporton Skynews, transmeton Klan Kosova.
Autoritetet thanë se demi u arratis rreth orës 10:30 të mëngjesit nga një vend pranë Aeroportit Ndërkombëtar të Newark dhe gjedhi u largua nga shinat e NJ Transit për në Stacionin Penn.
Demi u largua përsëri në drejtim të aeroportit në shina, por oficerët e policisë së Newark dhe Autoritetit Portual arritën ta kapnin atë në një zonë të rrethuar dhe ta qëllonin me një qetësues.
Policia tha se një strehë lokale e kafshëve u kontaktua për të transportuar dhe kujdesur për demin në fjalë.
https://www.youtube.com/watch?v=t_VBxjv6MYs
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek të tjera dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.