Tre vetura dyshohet se po bënin gara mesnatën e të enjtes. Mirëpo, njëra prej tyre e humbi kontrollin e goditi shkëmbinjtë në aksin rrugor Gjilan-Dheu i Bardhë dhe përfundoi në anën tjetër të udhës.
Mbetje të vetaksidentit në fshatin Miresh të Vogël ka edhe dy ditë pas ngjarjes. Vozitësi mbeti i vdekur në vend, e pasagjeri që ishte shok i viktimës, me lëndime u përcoll në Qendrën Emergjente të Spitalit Rajonal të Gjilanit.
Por, para ardhjes së institucioneve, në ndihmë dy djemve nuk u dolën 3 personat e automjeteve tjera. Këta dyshohet se u larguan nga vendi i ngjarjes, por u identifikuan nga organet e rendit andaj të premten u arrestuan.
Për B.A, 28 vjeçar, F.A 22 dhe L.M 23 vjeç, nga Prokuroria Themelore pohuan se brenda afatit ligjor do të kërkojnë masën për sigurimin e të pandehurve në procedurë penale.
Familjarët e 28 vjeçarit tashmë kanë hapur dyert për të pame në fshatin Përlepnicë, por për shkak të gjendjes emocionale, nuk deshën të deklarohen. /Klankosova.tv
https://www.youtube.com/watch?v=cDlwUcQ7Nu8
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.