Kur Jessica Copeland ishte gjashtë vjet ishte pyetur të zgjedhte në mes të dy kostumeve për Halloween – një kostum të superman dhe një të balerinës.
Ajo zgjodhi kostumin e balerinës, por zgjedhja nuk ishte aq e lehtë, transmeton Klan Kosova.
Kjo pasi që Jessica kishte lindur si djalë, e ishte pikërisht ky momenti kur e kuptoi që kishte lindur në një trup të gabuar.
Tani në moshën 23 vjeçare, Jessica është duke jetuar jetën që gjithmonë ka dashur pasi mori vendimin për ta ndërruar seksin në moshën 18 vjeçare.
“Zyrtarisht ndërrova seksin në moshën 18 vjeçare, në ditën e Krishtlindjeve pasi gjithmonë e dija që jam një grua dhe i lutesha Zotit gjatë natës që një ditë të zgjohem si grua”.
“Kjo natyrisht që nuk ndodhi por nuk më ndali që të vishesha si grua”.
“Gjithmonë u tregova prindërve, nuk kishte asnjëherë sekrete mes nesh”, u shpreh Jessica.
Prindërit e saj, Helen dhe Damien kanë qëndruar pranë saj në çdo hap të jetës së saj duke përfshirë këtu edhe vëllain e saj binjak si dhe dy motrat.
“Mendoj që vëllai im e mori më vështirë faktin që unë dua të jetoj si grua, mirëpo më vonë më mbështeti më së shumti. Mendoj që arsyeja pse nuk më mbështeti ishte pasi ne ishim binjak dhe kishte shumë presion. Emri im i parë fillonte me J dhe njerëzit më thonin Jay”.
“Shpesh i mendoj njerëzit e tjerë që nuk mund të jenë ashtu siç duan”, u shpreh Jessica.

●●●
DGSHKRIMI NGA
Donika Gashi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.