13.09.2016 · përditësuar para 3583 dite1 min lexim
Kairah Kelly, quhej Tyler dhe ishte djalë mirëpo tani është vajzë dhe i ngjan tej mase shumë yllit të reality show, Kim Kardashian.
Një adoleshente transgjinore që ka lindur djalë ka thënë se tani është kthyer në shkollë si vajzë dhe të gjithë po i thonë se i ngjason Kim Kardashian.
Ajo ka thënë se kur ishte djalë tërë kohën kishte luftuar me vetën për ta gjetur identitetin e saj, transmeton Klan Kosova.
Tani ajo është kthyer në shkollë dhe po ndihet totalisht vetja – dhe ka treguar se si disa mësues as nuk e kanë njohur.
“Ndihesha tërësisht ndryshe. Shikohesha në pasqyrë dhe nuk e njihja personin që shihja. Gjithmonë e kam imagjinuar veten me fustane e tani kur shihem në pasqyrë shoh vetveten”.
Ajo ka treguar se që nga mosha gjashtë vjeçare kishte probleme sa i përket seksit. Nuk ndihej mirë si djalë dhe gjithmonë në shtëpi grimohej dhe mbathte take.
Por prindërit e tij të përkushtuar pas fesë krishtere e kishin mbajtur sekret këtë gjë.
“Ata nuk më kuptonin se çfarë isha. Ne jetonim në një zonë rurale dhe mendonin që do gjykohesha shumë”.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
DG
SHKRIMI NGA
Donika Gashi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.