11.12.2015 · përditësuar para 3862 dite1 min lexim
Shawn Stinson është transgjinori i parë që e ka fituar garën e bodybuilderëve transgjinor.
“Definicioni im për transgjinor është të lindësh në një trup të gabuar”.
“Si fëmijë kam qenë në depresion e madje kam menduar edhe ta vrasë veten”, u shpreh Stinson.
Por gjërat ndryshuan dhe ai filloi ta shoh jetën më me pozitivitet kur i’u bashkua ushtrisë, transmeton Klan Kosova.
Ai filloi të ushtrojë shumë dhe ta dojë trupin e tij.
“Në Irak fillova të ushtrojë dhe fokusi kryesor ishte ta ushtroja gjoksin që kur të shkojë në plazh të eci pa problem pa bluzë”.
Stinson dita – ditës po zhvillohej shumë kështu duke u shndërruar jo vetëm në pamje por filloi edhe të ndihej ndyshe.
Ai dëshiron të u tregoj të tjerëve që janë në gjendjen e tij, që mund të ndihen krenar që janë transgjinor.
Nga hulumtimet e bëra në ShBA, 41 përqind e të anketuarve transgjinor janë përgjigjur se kur ishin fëmijë kanë menduar të vetëvriteshin.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
DG
SHKRIMI NGA
Donika Gashi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.