Muaj më parë, kryetari i Prishtinës Përparim Rama në profilin e tij Facebook prezantoi projektin transformues për Tullëtoren në “Kodrën e Trimave”.
Por në fakt, krejt çfarë e ka ndryshuar pamjen e këtij objekti ikonik është vendosja e lojërave elektronike prej muajit shtator, me leje të Drejtorisë së Shërbimeve Publike.
Sipas drejtorit Bekim Brestovci, ka pasur kërkesa të vazhdueshme për vendosjen e të këtilla lojërave dhe si shkak që nuk kanë nisur punimet për ta transformuar Tullëtoren, është dhënë kjo hapësirë në shfrytëzim, derisa të nisë projekti i rivitalizimit.
Se kur do të nisë të jetësohet ky projekt, Komuna nuk i ka kthyer përgjigje emisionit për kryeqytetin “Ju Flet Prishtina”.
Ndërkaq sipas opozitës, të vetmin transformim që e ka bërë kjo qeverisje lokale është “lluga” në qytet. /Klankosova.tv
https://youtu.be/_5QIMvOSuBI
●●●
ASHKRIMI NGA
A
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.