Lajmet e fundit

Rumania e fitoi ndeshjen ndaj Kosovës me rezultat zyrtar në tavolinë, 3-0. Kjo për shkak se lojtarët e Kosovës lëshuan fushën në minutat shtesë të takimit të 15 nëntorit në Bukuresht për shkak të thirrjeve nga tifozët, “Kosova është Serbi” dhe “Serbia, Serbia”.
Ky vendim po kundërshtohet nga Kosova, e cila rastin e ka apeluar në CAS (Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv) në Lozanë të Zvicrës. Por këtij apeli i është bashkëngjitur edhe Suedia, e cila do ta mbështesë ankesën e Kosovës, raporton Klankosova.tv.
Nordikët janë zemëruar që fitorja 3-0 e Rumanisë ndaj Kosovës ua prishi punën atyre që të ishin fitues të Ligës C dhe të fitonin lehtësisht një biletë për Botërorin 2026.
E trajneri i Rumanisë, Mircea Lucescu, është shprehur ashpër ndaj kësaj, siç e quan ai, “aleance” Kosovë-Suedi.
“Duhet të shkojmë në CAS, ta apelojmë, sepse është një vendim që s’ka asgjë të përbashkët me realitetin. Do të ishte precedent i rrezikshëm, nga tani çdokush mund të largohet nga fusha nëse nuk u pëlqen rezultati. Është vendim që shkon në mullirin e tjerëve, për shembull, të Suedisë. Është e papranueshme çfarë po bëjnë suedezët. Të gjithë po duan të vjedhin punën tonë”, tha Mircea Lucescu për “Fanatik”.
Ai tha se të gjithë po e godasin kombëtaren rumune, pa pikë faji.
“Është e papranueshme që të ndodhë, të gjithë po e godasin kombëtaren rumune! Nuk kam fjalë... Tani e shoh që edhe Suedia ka probleme me ne. Është një mungesë totale respekti, nuk dua të përdor fjalë më të ashpra... Të gjithë na presin në pikën e kthesës, të na godasin në kokë, pa fare ferplej”.
Për përfshirjen e Suedisë në rastin e Kosovës, ai tha se kjo “nuk është fer sepse është puna jonë, është punë që e kemi bërë 100% në fushë, me talent dhe sakrificë”.
“Mendoj se na duhet të shkojmë në CAS dhe ta kontestojmë vendimin e UEFA-s. Është normale, të mbrosh të drejtat tona deri në fund dhe na duhet ta bëjmë këtë fuqishëm”, shpërtheu Lucescu, sipas medias rumune “Fanatik.ro”.
Trajneri tha se është i zhgënjyer edhe nga reagimi i palës rumune. “Do të toja të kishte më shumë zëra shteti, madje edhe politike, institucionale, nga liderët e Rumanisë, të na mbrojnë. Sepse a po e shihni se çfarë po ndodhë, nisën të na sulmojnë në nivel shtetëror, në nivel presidentësh, ministrash. Dhe kjo nuk është në rregull, sepse asgjë s’ka ndodhur në Bukuresht, as raciste e as ksenofobike”.
“Është e pabesueshme që ne do të duhet të paguajmë me një ndeshje pa tifozë. Rumunët në fakt janë viktimat sepse praktikisht asgjë s’ka ndodhur që të luajmë pa tifozë. Nuk është fer fare. Të mos e përmendim edhe anën financiare. Është një humbje prej rreth 1 milion eurosh për Federatën rumune. Gjobat prej 130,000 eurosh, plus ende nuk e di, 400, 500, 600 mijë euro, varësisht nga të hyrat që do t’i kishte federata. Kalkulimi total arrin në 1 milion euro”, deklaroi Lucescu, raporton Klankosova.tv.
Ai tha më tej se Rumania po ndëshkohet për shkak të ikjes së Kosovës.
“Duhet të shkojmë në CAS, ta apelojmë, sepse është një vendim që s’ka asgjë të përbashkët me realitetin. Do të ishte precedent i rrezikshëm, nga tani çdokush mund të largohet nga fusha nëse nuk u pëlqen rezultati. Është vendim që shkon në mullirin e tjerëve, për shembull, të Suedisë. Është e papranueshme çfarë po bëjnë suedezët. Të gjithë po duan të vjedhin punën tonë”, tha Mircea Lucescu për “Fanatik”.
Suedia ndërkaq deklaroi se do të mbështesë rastin e Kosovës në CAS, meqenëse nuk ka të drejtë të ankohet si palë e vetme. /Klankosova.tv