Krzystof Michaloëski u martua me Mariolan të premtën e kaluar, ku rastisi të jetë 13 maji një datë që kur përkon me ditën e premte për shumë persona është një ditë që sjellë vetëm gjëra të këqija.
Ai asnjëherë nuk do të mendonte se 13 maji me të vërtetë do t’i sillte një tragjedi në jetën e tij, transmeton Klan Kosova.
Çifti u martuan në një ceremoni të vogël në Richmond të Anglisë ku të pranishëm ishin edhe dy fëmijët e tyre.
Mëngjesin pas dasmës, Krzystof besonte që gruaja e tij po flinte por më pas e kuptoi që ajo as nuk po merrte frymë dhe telefonoi menjëherë ambulancën, por ajo veçse kishte ndërruar jetë.
“Dasma ishte gjëja më e bukur që më kishte ndodhur. Ajo ishte njeriu më i ëmbël. Unë stresohesha për jetën dhe të ardhmen por ajo gjithmonë më thoshte që të mos e mendoja dhe ta jetoja momentin. Vdekja e saj nuk më ngjason ende si e vërtetë”, është shprehur Krzystof.
●●●
DGSHKRIMI NGA
Donika Gashi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.