Toyota po tërheq rreth 280,000 kamionçina dhe SUV në Shtetet e Bashkuara sepse motori mund të mos shkëputet plotësisht kur është në pozicionin neutral, apo pozicionin “ler”, siç njihet te ne.
“Disa pjesë të transmisionit mund të mos shkëputen menjëherë kur automjeti zhvendoset në pozicionin neutral”, tha prodhuesi japonez në një deklaratë të mërkurën, raporton CNN, transmeton Klankosova.tv.
Kjo mund të bëjë që një pjesë e fuqisë së motorit të vazhdojë të kalojë te rrotat, shtoi kompania.
Si rezultat, automjeti mund të “lëvizë pa dashje përpara me një shpejtësi të ulët kur është në një sipërfaqe të sheshtë dhe nuk është i frenuar, duke çuar në një rrezik të shtuar të një përplasjeje”, tha prodhuesi i makinave.
Tërheqja përfshin disa automjete Toyota Tundra, Sequoia dhe Lexus LX 600 të prodhuara midis 2022-2024. Lexus është marka luksoze e Toyota-s.
●●●
ASHKRIMI NGA
A
Editorial nga Klan Kosova — ndjek të tjera dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.