Tottenhami e ka humbur ndeshjen e katër me rresht, këtë herë nga Leicesteri.
“Gjelat” ishin në epërsi gjatë pjesës së parë, ku në minutën e 33-të Richarlison shënoi për t’i ndryshuar shifrat.
E, me të nisur pjesa e dytë, Vardy i “Ujqve’ barazoi shifrat në 1-1, kurse vetëm katër minuta më vonë El Khannouss ia dha epërsinë e parë në ndeshje mysafirëve.
Deri në fund të takimit, pavarësisht rasteve nga të dyja anët, asnjëra skuadër nuk arriti që të bënte më tepër, teksa tifozët vendas me anë të një baneri shfaqën pakënaqësinë me rezultate.
Ata në baner shkruan “24 vite, 16 menaxherë, 1 trofe – koha për ndryshime”, transmeton Klankosova.tv.
Me këtë fitore, Leicesteri gjendet në vendin e 17-të me 17 pikë të grumbulluara, kurse Tottenhami pozicionohet në vendin e 15-të me vetëm 24 pikë nga 23 ndeshje.
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.