Tottenham ka hyrë zyrtarisht në garë për transferimin e mesfushorit italian Sandro Tonali, i cili është vendosur në krye të listës së objektivave për këtë verë.
Sipas raportimit ekskluziv të Fabrizio Romano, trajneri Roberto De Zerbi e dëshiron Tonalin si yllin e ri të mesfushës dhe beson se ai është lojtari ideal për ta ngritur nivelin e Tottenhamit, transmeton Klankosova.tv.
Megjithatë, Tottenham nuk do ta ketë të lehtë, pasi në garë për nënshkrimin e futbollistit të Newcastle United janë edhe Manchester City dhe Arsenal.●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.