Tornadoja i dha një çifti adoleshent nga Kolorado një natë të maturës për t’u mbajtur mend.
Ali Marintzer dhe i dashuri i saj Charie Bator, të shtunën ishin duke u bërë gati për vallëzimin e tyre në shkollën e mesme Wray, kur një tornado e madhe goditi zonën e afërt. Pasi e kuptuan se ajo ishte shumë larg shtëpive të tyre që të llogaritet si kërcënim, çifti pozoi për fotografi para stuhisë.
Tornadoja i dhuroi çiftit një fotografi të veçantë me një sfond jashtëzakonisht dramatik, dhe kur Marintzer e postoi në Facebook, imazhi është pëlqyer shumë nga përdoruesit e këtij rrjeti social, transmeton Klan Kosova.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
EV
SHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.