Lajmet e fundit

Alex Anselmo[/caption]
Ai e ka përdhunuar ish të dashurën deri në katër herë në ditë, e ka rrahur me një dërrasë dhe me kabllo si dhe e ka kërcënuar me armë. Anselmo i cili po ashtu është babai i dy fëmijëve të saj, ia ka prerë partneres së dikurshme të tij edhe këmbët, në mënyrë që ajo ta kishte të pamundur të ikte.
Alex ia ka rruar edhe kokën dhe ia kishte mbyllur gojën me çorape në mënyrë që ajo të mos bërtiste.
Të mërkurën Anselmo ishte dënuar nga Gjykata Supreme e Brooklyn-it me 17 akuza, ku përfshihet kidnapimi, përdhunimi seksual si dhe vjedhja.
Gjykata ka bërë të ditur se çifti ishin ndarë në pranverën e vitit 2012 por Anselmo, ishte fiksuar pas ish të dashurës së tij.
Ai e bëri atë të përjetojë tmerrin për tri ditë rresht në Prill të vitit 2013 pasi e zbuloi në Facebook se ajo kishte në plan që të zhvendosej në Florida me të dashurin e saj të ri.