FC Prishtina ka njoftuar përfundimin e bashkëpunimit me portierin Ardit Nika, me marrëveshje të dyanshme, duke i dhënë fund një periudhe pesëvjeçare të tij te bardhekaltrit.
Portieri 28-vjeçar ishte pjesë e Prishtinës që nga viti 2021, duke qenë një nga emrat e rëndësishëm të skuadrës gjatë sezoneve të fundit, transmeton Klankosova.tv.
Gjatë aventurës së tij në kryeqytet, Nika kontribuoi në sukseset e klubit, duke fituar titullin e kampionit të Kosovës, Kupën e Kosovës dhe Superkupën e Kosovës.
Klubi e falënderoi portierin për profesionalizmin dhe përkushtimin e treguar gjatë qëndrimit në "Fadil Vokrri", ndërsa i uroi suksese në vazhdimin e karrierës së tij.
●●●
KGSHKRIMI NGA
Kasim Gerbeshi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.