Lajmet e fundit

Në katër ndeshjet e fundit në Serie A, mori vetëm barazime.
Kjo ecuri e zbehtë e klubit më të trofeshëm në Itali, ka bërë që Juventus të mbetet prapa vendit të parë në tabelë, plot nëntë pikë, njofton Klankosova.tv.
Andaj që ky edicion mos të mbyllet pa trofe për "Zonjën e Vjetër", koncentrimi është maksimal në Kupën shtetërore.
Për ta mbrojtur trofeun e fituar sezonin e kaluar, ekipi nga Torino e fillon që sonte në ballafaqim me Cagliarin.
Ky duel i cili nis nga ora 21:00, transmetohet direkt në kanalin Sport 1 të platformës kryesore shqiptare, Art Motion!
Komentator, Andin Lokaj.
Në këtë kompeticion, nesër janë në kalendar edhe dy ndeshje, raporton Klankosova.tv
Roma dhe Atalanta do të kenë punë me skuadra nga një rang më i ulët i garave, pasi presin Sampdorian, respektivisht Cesenan që luajnë në Serie B.