Një tinejxher nga qyteti Kabankalan i Filipineve ka sulmuar me thikë gjyshen e tij për vdekje dhe më pas ka ngrënë zemrën e saj.
Autoritet policore të vendit kanë shkuar në vendin e ngjarjes pasi fqinjët e viktimës kishin raportuar për zhurma të mëdha dhe trishtuese brenda shtëpisë.
Kur ata arritën, e gjetën trupin e viktimës 85 vjeçare të vdekur dhe me gjoksin e hapur nga ku mungonte organi vital, zemra ndërsa brenda në shtëpi gjetën nipin 19 vjeçar të viktimës, Ruben, transmeton Klan Kosova.
Ruben e ka pranuar fajin para policisë duke thënë se është e vërtetë që e ka sulmuar gjyshen e tij dhe më pas ka ngrënë gjithë zemrën e saj.
Policia ka bërë të ditur se në mënyrë të vazhdueshme ka pyetur Rubenin se pse e ka bërë këtë dhe gjithmonë morën përgjigjen e njejtë.
“Ishte thjesht një teke” .
●●●
LHSHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.