Nuk është sigurt, e madje as legale, mirëpo kjo gjë nuk e ndaloi Andrew Sizijelskog që të ngjitet në maje të piramidës Giza.
18 vjeçari nga Mihnena shkoi në Kairo vetëm me një qëllim, që të ngjitej në maje të një prej shtatë mrekullive të botës – në piramidën e Gizës.
Ai arriti që të ngjitet në maje të piramidës 4,500 vjet të vjetër dhe të lartë 146 metra, transmeton Klan Kosova.
Natyrisht si një djalë modern, ai nga maja e Gizës ka postuar fotografi dhe një video për të treguar “çmendurinë” e tij.
Për shkak të veprimit që ka bërë ai madje rrezikon që të hyjë në burg.
Më poshtë mund të shikoni videon e bërë nga maja e piramidës Giza në Egjipt.
https://www.youtube.com/watch?v=sg_4cG4lyVI
●●●
DGSHKRIMI NGA
Donika Gashi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.