Lajmet e fundit

Derisa Kombëtarja e Anglisë ende synon të fitojë Kupën e Botës, duket se tifozët e saj i ka aq të pafat!
Kjo pasi njëri nga ta, udhëtoi mijëra kilometra për të parë ndeshjet e botërorit në Rusi, por shumë vonë e kuptoi se ai kishte harruar biletën e tij në shtëpi, njofton Klan Kosova.
Është Douglas Moreton i cili gjendet në Nizny Novgorod të Rusisë perëndimore ai i cili priste të ndiqte nga afër ndeshjen Angli- Panama, megjithatë bileta e tij ishte harruar në një sirtar.
Devasanti Douglas lansoi një apel për këdo që mund të jetë i gatshëm t'i japë atij një biletë rezervë, me shpresën që dikush mund t’i ndihmonte.
Madje kjo bëri që edhe redaktori i ITV News Dan Howells i cili po qëndronte në të njëjtin hotel me të, të kërkonte ndihmë për tifozin e Anglisë, njofton Klan Kosova.
''Ky është Douglas, ai ishte në hotelin tonë në Volgograd dhe ai e ka kuptuar se ai ka lënë biletat e tij të ndeshjes në sirtar në shtëpi në Bristol'', është shprehur ai.