Lajmet e fundit

Reportazhi i tretë në kuadër të emisionit "Gjuha jonë" në Klan Kosova, iu dedikua dashurisë ndaj Kombëtares Shqiptare të futbollit dhe Tifozëve Kuq e Zi.
Në Horë të Arbërshëve, në Sicili të Italisë, djemtë arbërorë janë tifozë Kuq e Zi.
Ata janë çdo kund ku janë djemtë dhe vajzat që bëjnë tifo për kombëtaren shqiptare, si në Kosovë, Shqipëri e Itali.
Janë afro 30 anëtarë që në selinë e katundit të vet mblidhen çdo ditë.
Muhabetet mes tyre janë të gjata, kur kryefjalë është kapiteni legjendar i shqiptarëve, Lorik Cana.
"Ultras Curva West" është emri i grupi që të rinjtë e Horës e kanë emërtuar.
Përveç kësaj, në katundin e vet, kanë edhe klubin e futbollit të Horës, "Shën Gjergji", i cili për president ka një emigrant shqiptar nga qyteti i Beratit.
Ndiqeni të plotë reportazhin: