Lajmet e fundit

Babai i futbollistit 17-vjeçar spanjoll, Lamine Yamal raportohet se është goditur disa herë me thikë.
Mounir Nasraoui u dërgua në spital pasi u sulmua në një parking në Mataro, afër Barcelonës, raporton gazeta spanjolle La Vanguardia. Gjendja e tij thuhet të jetë serioze, por e qëndrueshme, tha gazeta, duke cituar burime zyrtare, por të paidentifikuara, transmeton Klankosova.tv.
Sipas kësaj gazete, lidhur me rastin janë arrestuar disa persona.

Një raport i mëvonshëm në faqen sportive Relevo, duke cituar gjithashtu burime zyrtare, tha se Nasraoui ishte liruar nga spitali.
Yamal - lojtari më i ri i Spanjës ndonjëherë, ishte pjesë e ekipit të Euro 24 që mundi Anglinë në finalen e Berlinit muajin e kaluar.