Lajmet e fundit

Mediumi prestigjioz The Athletic ka bërë një analizë para përballjes së Shqipërisë me Kroacinë në EURO 2024.
Ata i kanë cekur si pika të forta të kuqezinjve pikërisht goditjet nga distanca.
“Pse s’duhet t’i lini shqiptarët të godasin nga distanca”, është një nëntitull i The Athletic.
“Goditjet nga largësia e madhe nuk janë edhe gjithaq sekret i Shqipërisë në këtë garë”, shkruan ky medium.
“Pesë prej 12 golave të Shqipërisë në kualifikimet e EUROS kanë ardhur jashtë zonës së penaltisë, e që pjesërisht e shpjegon stërperformancën e tyre me gola”.