Një tetëvjeçar nga Alabama është akuzuar për vrasjen e një foshnje.
Mediat amerikane shkruajnë se Katerra Lewis, e kishte lënë vajzën njëvjeçare nën përkujdesjen e tetëvjeçarit sepse kishte shkuar në një festë.
E kur foshnja nuk po pushonte së qari, tetëvjeçari - që është fqinj i tyre - e kishte vrarë, transmeton Klan Kosova.
“Ky është një prej hetimeve më të vështira që kam bërë gjatë 30 vjetëve të karrierës time”, është shprehur polici Chief Roper.
Njëvjeçarja është gjetur pa shenja jete dhe autoritetet janë shprehur se kishte shenja të qarta të lëndimeve trupore.
“Ajo ka ndërruar jetë pas një traume në kokë, por edhe kishte shumë plagë të jashtme”, është shprehur zëdhënësi i policisë, Sean Edwards.
Ai gjithashtu ka bërë të ditur se nëna e saj e kishte lënë atë në shtëpi së bashku me pesë fëmijë të tjerë.
●●●
DGSHKRIMI NGA
Donika Gashi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.