Një grua e ka kërkuar ndihmën e një ylli pornografie, për te testuar besnikërinë e partnerit të saj, pasi që po ndjehej xheloze dhe e pasigurt në lidhje me të.
I tërë ky debakël, është filmuar për një shfaqje online me titullin “Ta kapësh një tradhtar”.
Pornografja Valerie White, e merr përsipër që ta joshë të dashurin e vajzës xheloze.
Mirëpo, ai në mënyrë të sjellshme refuzon t’ia japë Valerias numrin e tij, duke mos u treguar i ashpër dhe pa e bërë të ndjehet keq, transmeton Klan Kosova.
Ai i thotë Valerias se tashmë ka një të dashur, dhe kur ajo insiston që t’ia marrë numrin, ai sugjeron që të dy të kalojnë kohë së bashku si miq, duke e ftuar edhe të dashurën e tij.
Ajo e pyet nëse mund të shkojnë në shtëpinë e tij, që t’ia prekë penisin dhe më pas i afrohet veturës së tij, kur ai tenton të largohet.
Pas kësaj pune e dashura xheloze, e merr në telefon dhe i tregon se e tërë ngjarja ishte një sajesë, sepse ajo po dëshironte ta shihte se si ai do të reagonte.
“Reagove më mirë se sa unë e prisja. Këtë e bëra për ne. Isha thjesht kurioze”.
Kurse ai i është përgjigjur: “Po të lë”.
Videon me ngjarjen e plotë, mund ta shihni në linkun më poshtë:
https://www.youtube.com/watch?v=lDmcjpIKRZ8
●●●
DLSHKRIMI NGA
Donika Lamaxhema
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.