Lajmet e fundit

Edin Terziq, ka dhënë dorëheqje nga pozita e trajnerit të Borussia Dortmundit.
Lajmi u bë i ditur nga mediat gjermane.
Ende nuk dihet se cila ishte arsyeja që çoi në ndarjen e rrugëve në mes të kroatit dhe skuadrës gjermane.
41-vjeçari ka pasur dy sezone mjaft të mira me "milionerët: gjermanë.
Në edicionin e parë ai gati sa nuk e fitoi Bundesligën, derisa sivjet u shpall nënkampion i Evropës, ku në finale të Champions League u mposht nga Real Madrid, me rezultat 2:0.
Edin Terziq, kishte kontratë me BVB 09 deri në vitin 2025.