Ngrohtorja e qytetit Termokos ka nisur punën zyrtarisht të mërkurën në mëngjes.
Në këtë nisje, pos drejtorit ekzekutiv të ndërmarrjes, Fisnik Osmanit, mori pjesë edhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.
Këtë vit, sipas kryetarit Përparim Rama, janë disa objekte banesore të vjetra që veçse janë kyçur për herë të parë në ngrohtore.
Sipas Ramës, planet në këtë ndërmarrje publike janë që të dyfishohen edhe kapacitetet, prej 140 megavat në 280 megavat.
Nga Termokosi ftuan qytetarët që të jenë të rregullt në kryerjen e obligimeve tarifore, pasi sipas tyre, borxhi aktual shkon në 16 milionë euro.
Ndërsa, edhe këtë vit shfrytëzuesit e ngrohtores do të paguajnë në bazë të m2 të objekteve që kanë, e nga viti i ardhshëm ajo u tha se është planifikuar të bëhet në bazë të shpenzimeve që bëjnë.
https://www.youtube.com/watch?v=XFDeVv1p5BE
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.