Lajmet e fundit

Është bërë tërheqja e shortit të UEFA Ligës së Kombeve për eliminime dhe play-off.
Kosova, si e pozicionuar e dyta e Grupit 2 të Ligës C, është përcaktuar të luajë kundër Islandës.
Në rast të fitores, Kosova mund të ngjitet në Ligën B.
Ndeshja e parë do të zhvillohet në Prishtinë më 20 mars 2025, ndërsa ndeshja kthyese do të zhvillohet në Reykjavik më 23 mars 2025.
Shorti i sotëm:
Liga A (faza e eliminimit)
Ndeshjet e play-offit për Ligën B/C dhe Ligën A/B, si dhe çerekfinalet e fazës eliminatore, janë planifikuar të zhvillohen në mars 2025. Ndeshjet e para janë caktuar për të enjten, më 20 mars, ndërsa ndeshjet e kthimit të dielën, më 23 mars.
Playoff-et e Ligës C/D janë planifikuar për të enjten, 26 mars dhe të martën, 31 mars.