Lajmet e fundit

Pas reagimeve të shumta dhe masave të ndërmarra lidhur me kushtet në Klinikën e Pediatrisë në QKUK, të cilat erdhën pas publikimit të pamjeve nga qytetarja Aulonë Memeti gjatë trajtimit të fëmijës së saj, ka reaguar Durim Elshani, këshilltar në kabinetin e ministrit në detyrë të Shëndetësisë, Arben Vitia. Përmes një postimi në Facebook, Elshani është munduar ta arsyetojë gjendjen në Pediatri, duke thënë se sistemi shëndetësor ka trashëguar probleme të shumta infrastrukturore dhe se ndërhyrjet janë bërë fillimisht në njësitë ku ka pasur më së shumti nevojë. Por, megjithatë, Elshani e pranoi se në disa aspekte nuk është vepruar me intensitetin e duhur, raporton Klankosova.tv.
Nuk po flas për tjera, sepse çështja e reagimit të juaj ka të bëjë edhe me çarçafa, edhe me letër banjoje, edhe pajtohem që standardi i një sistemi shëndetësor nuk matet veç me investimet që i përmenda. Nuk matet veç me sa aparaturë moderne blen; me sa ligje miraton; me sa staf shton; me sa spitale e poliklinika bon… Matet edhe me pastërtinë e një dhome, me pastërtinë e një shtrati, me pastërtinë e një tualeti, me një sapun që zëvendësohet kur harxhohet, me sjelljen e stafit ndaj pacientit. N’këtë pjesë nuk e kemi pas dorën e hekurt.
Elshani shtoi se, “Për Pediatrinë, për të cilën sot me të drejtë ka reagime, siç mund ta shihni në foto, është në përfundim renovimi i bodrumit dhe i kuzhinës, ndërsa në vitin e ardhshëm fillon transformimi i krejt Klinikës së Pediatrisë në QKUK.”
Për projektin e transformimit janë alokuar 1 milion e 250 mijë euro. Renovimi i bodrumit dhe i kuzhinës është tashmë në përfundim, ndërsa transformimi i plotë i klinik