Kosovës iu hap edhe një derë në tregun ndërkombëtar.
Si rezultat shteti më i ri në Evropë, për herë të parë, këto ditë mori vlerësimin kreditor sovran nga agjencia globale “Fitch Ratings”.
Zyrtarizimi i kësaj arritjeje u bë të martën, e për kryeqeveritarin kosovar Albin Kurti, kjo është pasaportë e vendit për tërheqje të financimeve nga jashtë.
Rezultati, për Kurtin, erdhi falë angazhimit serioz në ekonomi nga qeveria që drejton.
Vlerësimin BB-, Prishtina zyrtare e mori pas partneritetit me USAID-in. /Klankosova.tv
https://www.youtube.com/watch?v=wdAbaoUuVe0
●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.