Nuk ka mbetur shumë deri te nata e parë e Ramazanit.
Lidhur me këtë, teologu Fitim Flugaj, në emisionin “Ora e Pasdites”, ka thënë se nuk duhet tepruar me ushqimin në dy vaktet, në syfyr dhe në iftar.
Ai jep edhe shpjegimin rreth kësaj, transmeton Klankosova.tv.
“Kur është fjala te ushqimi, hani thotë Zoti, dhe pini, ju kam lejuar, por mos e teproni. Preferenca jonë kryesore është se ‘ooo gjithë ditën kam agjëruar, s’kam ngrënë e s’kam pirë, edhe të vërsulemi në ushqime’, kjo nuk pranohet në edukatën islame. E kemi të lejuar të ushqehemi, por jo ta teprojmë. Me ngarkesa të tepërta, nuk jemi në gjendje ta adhurojmë, siç janë Taravitë”, tha ai.
https://www.youtube.com/watch?v=Uib1a-WkssA
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek të tjera dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.