21.01.2016 · përditësuar para 3821 dite1 min lexim
Një qytet në Kinë ka një instalacion të ri në trajtë ujëvare, për të cilin nuk ka punuar asnjë artist.
Ajo është një rrjedhë uji që është shndërruar në akull falë temperaturave të ulëta.
Ujëvara e akullt është formuar në gjatësinë e një ndërtese 7-katëshe në qytetin Changchun.
Kina po përballet me një valë acari dhe stuhi dëbore. Temperaturat parashikohet se do të vijojnë të ulen deri në -36 gradë Celsius.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
NL
SHKRIMI NGA
N LL
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.