Polici Stu Ockwell, i’u përgjigjë një thirrjeje të urgjencës të bërë nga shtëpia e Fred dhe Doris Thomson në Manchester.
Kur ai shkoi në shtëpinë e tyre, kuptoi se nuk kishte asnjë urgjencë por arsyeja e thirrjes ishte thjeshtë për një filxhan çaj sepse ishin shumë të vetmuar.
“Ne prisnim të shohim dikënd që ka rënë nga shtrati, karrigia ose kishte ndonjë problem shëndetësor më serioz”.
Natyrisht që polici ia plotësoi dëshirën e këtyre të moshuarve, transmeton Klan Kosova.
“Ishte ndryshim shumë i mirë për ne që të flisnim me dikënd”, u shpreh Fred Thomson.
E po ndonjëherë gjithë çfarë ju duhet është të pini një filxhan çaj me një mik.
●●●
DGSHKRIMI NGA
Donika Gashi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.