Paralajmërimet e bojkoti i mëhershëm nuk kryen punë.
Ndaj prindërit e nxënësve të një klase të dytë në shkollën ''Hasan Prishtina'' në Prishtinë, të hënën nuk i futën përsëri fëmijët në klasë.
Ata po kërkojnë që të merren masa ndaj një nxënësi në atë klasë që ka sjellje agresive, e që javën e shkuar u kacafyt me një shok klase.
Prindërit që preferojnë të mbesin anonim pasi ndihen të rrezikuar edhe nga familjarët e nxënësit, u takuan të hënën edhe me drejtoreshën e shkollës, por Klan Kosovës nuk iu mundësua mbulimi i tij.
E kur mbaroi, prindërit e 25 nxënësve, dhanë afat për zgjidhje veç deri në fund të javës, dhe nëse nuk merren masa do të vazhdojnë me hapa të tjerë revoltën e tyre.
Në pritje të një zgjidhjeje, mësimi u ishte bojkotuar një javë edhe në fillim të këtij gjysmëvjetori.
https://www.youtube.com/watch?v=3bIz4L9Eni0
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.