Kandidati i AAK-së për kryetar të Junikut, Agron Kuçi pati punë në polici. Ai shkoi tek organet e rendit për të paraqitur rastin e kërcënimit ndaj tij nga një zyrtar komunal.
Kuçi pretendon se u kërcënua përmes telefonit nga A.M., anëtar i LDK-së dhe njëherësh punonjës komunal. Ai dyshohet se e ka kanosur junikasin me fjalët “Ke me la me jetë”, për çka Kuçi rastin e raportoi në polici.
Por kreu aktual i Junikut nga LDK i mohoi për Klan Kosovën këto akuza, duke thënë se kundërkandidati i tij po mashtron dhe po tenton ta arsyetojë humbjen në raundin e parë.
Ani se në raportin 24-orësh të policisë konfirmohet dërgimi i tij në mbajtje, vetë protagonisti – që u la i lirë – nuk ishte i qasshëm për televizionin gjatë të dielës.
Ndiqni detajet në kronikën e mëposhtme:
https://www.youtube.com/watch?v=Axdvunssb-o
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.