Dy tentativa nuk mjaftuan dhe nuk dihet nëse përpjekja e tretë do të jetë e vëteta që QKUK të bëhet me drejtor me mandat.
Kjo pozitë e lartë menaxheriale prej janarit të 2024 udhëhiqet me ushtures detyre, derisa ShSKUK për dy herë me radhë e ka anuluar këtë konkurs.
Për më keq, spitali i Ferizajit për gati katër vjet drejtohet me ushtrues detyre, ku brenda kësaj periudhe janë dorëheqeur e emëruara disa sosh.
Edhe ai i Mitrovicës që nga fundi i 2023 udhëhiqet poashtu me ushtures detyre.
ShSKUK lidhur me këto insititucione shëndetësore tha për Klan Kosovën se shumë shpejtë do të rihapë konkursin për drejtorë.
Derisa, nga shoqëria civile ritheksohet se maksimalisht një pozitë e lartë menaxheriale mund të ushtrohet një vjet si U.D.
Nga Lëvizja Fol shprehen të shqetësuer sa i përketë rritjes së këtij fenomeni, ku pozitat e larta publike po vazhdojnë të jenë me U.D në periudha më të gjata.
Për më tepër ndiqni kronikën e përgatitur nga Klan Kosova:
https://www.youtube.com/watch?v=grUGhYPPNY8
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.