Punëtorët e sigurimit të QKUK-së tash e tri ditë nuk janë të uniformuar dhe kanë mbetur pa kontratë pune e pa operatorë ekonomik.
E gjithë kjo po ndodhë pasi që OShP në fundin e majit ka marrë vendim që QKUK ta shkëput kontratën me kompaninë e cila e kishte fituar këtë tender përmes procedurës së negociuar në mars të këtij viti.
Ky proces ka rrjedhur si shkak i ankesave të operatorëve tjerë ekonomik në OShP dhe rasti tani ka kaluar në gjykatën komerciale pas ankimimit të ish-kompanisë fituese të sigurimit.
Për këtë rast nuk ka ende vendim nga gjykata tash e tri javë, anise sipas QKUK-së do të duhej të trajtohej me prioritet dhe brenda pak ditësh.
Megjithëkëtë, sindikata e sektorit privat tashmë ka një plan për 280 punëtorët e sigurimit fizik.
Vlera e kontratës së negociuar e nënshkruar me kompaninë e sigurimit “Skyfterat”, ka qenë afro 750 mijë euro, teksa vlera e parashikuar ishte 1 milion e 50 mijë euro.
https://www.youtube.com/watch?v=OiKnQpQIYVo
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.