Prindërit në disa shkolla po marrin tekste të vjetra për fëmijët e tyre, meqë të rejat nuk i blenë.
Disa prej tyre ata po i kombinojnë me disa bazë që i kanë blerë, teksa në shumë institucione arsimore kanë rekomanduar që mësimi të nisë me të vjetrat në mënyrë që të mos ketë bllokadë.
Kjo, meqë në furnizimin me libra janë hasur probleme, duke qenë se një numër i nxënësve ende janë pa tekste, raporton Klan Kosova.
Sipas drejtuesve të shkollave, tekstet janë të dëmtuara e të plotësuara.
Në kryeqytet ka shkollë që nga 80 nxënës në klasat e para, vetëm 50 nuk janë të pajisur me libra, derisa situata është vlerësuar në fazë të ngjashme me 1 shtatorin, anise ka shkuar gjysma e muajit.
Edhe nga komuna të tjera ka pasur ankesa për telashe në furnizimin me tekste. /Klankosova.tv
https://www.youtube.com/watch?v=bSexBKOoLtQ
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.