Një burrë nga Virxhinia e ShBA-së, teksa ishte në pritje për një sanduiç pule, bleu një biletë lotarie dhe fitoi çmimin prej 1 milion dollarësh.
Carlos Gutierrez u tha zyrtarëve të lotarisë se ai ndaloi rrugës për në punë për të marrë një sanduiç pule dhe një kafe. Teksa priste porosinë e tij, Gutierrez vuri re një makinë shitëse lotarie aty pranë dhe vendosi të blinte një biletë.
Ai shtoi se ndaloi në të njëjtin dyqan të nesërmen dhe iu tha se një biletë e blerë nga makina kishte fituar 1 milion dollarë nga shorti i natës së kaluar.
"Ndoshta jam unë", tha Gutierrez duke menduar.
Bileta e tij përmbante të pesë numrat në short: 16-34-46-55-67.
Fituesi i lotarisë u shpreh se ai planifikon t’i përdorë paratë për të zgjeruar biznesin e tij të vogël.
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek të tjera dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.