Për më shumë se 60 vjet, studiuesit janë përpjekur të gjejnë një provë të vetme bindëse për të mbështetur idenë se ne ndajmë universin me qenie të tjera inteligjente. Me gjithë këto dekada përpjekjesh, ata nuk kanë arritur të krijojnë asnjë lloj kontakti.
Por gjuetia për qytetërimet jashtëtokësore mund të jetë duke hyrë në një epokë të re, besojnë studiuesit, shkruan The Guardian, transmeton Klankosova.tv.
Shkencëtarët me Breakthrough Listen, programi më i madh i kërkimit shkencor në botë i dedikuar gjetjes së qytetërimeve aliene, thonë se një mori zhvillimesh teknologjike janë gati të transformojnë kërkimin e jetës inteligjente në kozmos.
Këto risi do të përshkruhen në konferencën vjetore të grupit, e cila do të mbahet në Mbretërinë e Bashkuar për herë të parë, në Oksford, këtë javë.
Disa qindra shkencëtarë, nga astronomët tek zoologët, pritet të marrin pjesë.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek të tjera dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.