Lajmet e fundit

Pas humbjes së Barcelonës në “El Clasico”, polemika të mëdha ka shkaktuar 'goli fantazmë' që Yamal e realizoi ndaj Real Madridit.
Pa aplikimin e teknologjisë së “hawk eye” është e vështirë të shihet nëse gjuajtja e Lamine Yamal, e larguar nga Lunin e kaloi plotësisht vijën e portës, shkruan MARCA, përcjell klankosova.tv
Canal + France aplikoi teknologjinë 3D për të rikrijuar episodin dhe për të verifikuar që topi nuk e kapërceu plotësisht vijën e portës.
Një teknologji e ngjashme, dhe me të njëjtin rezultat, u aplikua në Being Sports .
Ndryshe, zbatimi i teknologjisë 'Haëk eye' do t'i kushtonte La Ligës katër milionë euro në sezon.
https://twitter.com/i/status/1782260167012196451