Një 19 vjeçar nga Teksas, ka vdekur të martën pasi që aksidentalisht vrau veten.
Deleon Alonso Smith, vrau vetën në apartamentin e prindërve të tij, teksa dëshironte të bënte një “selfie” me një pistoletë në kokë, transmeton Klan Kosova.
CNN, raporton se i pranishëm në banesë në momentin e tragjedisë ishte edhe kushëriri i tij.
“Ishte ndjenja më e keqe në jetë”, u shpreh Eric Douglas.
Kurse nëna e tij ende nuk mund të besojë se çfarë ka ndodhur.
“Jam e mpirë”
“Ende nuk mund ta besojë”.
“Dje ishte ditëlindja ime dhe ai erdhi për të më uruar ditëlindjen, e sot ka vdekur!”, është shprehur nëna e tij.
Kurse motra e tij, Dajsha Jones, i ka hedhur poshtë spekulimet që ai ka dashur ta vriste veten.
“Nuk e ka bërë me qëllim”.
“Ai nuk dëshironte ta vriste vetën”, është shprehur Jones.
ADArticle · Inline 1 (300×250)300x250
●●●
DGSHKRIMI NGA
Donika Gashi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.