Apetiti publik për porno online, po rritet vazhdimisht, sipas një raporti të publikuar, ku thuhet se telefonat janë pajisjet e preferuara për të shikuar video pornografike.
Një studim nga analistët digjitalë Juniper Research, ka konkluduar se të rriturit në smart phonët e tyre shikojnë mesatarisht 348 video klipe porno në pajisjet e tyre,
Në total, studiuesit kanë rënë në përfundim se 136 bilionë video seksi do të shikohen në smart phone këtë vit.
Ata gjithashtu në raportin e tyre kanë deklaruar se ky numër do të rritet për 55% në 5 vitet e ardhshme, shkruan gazeta Telegraph, transmeton Klan Kosova.
●●●
DLSHKRIMI NGA
Donika Lamaxhema
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.