Lajmet e fundit

Liverpooli e ka mundur Milanin 1:3 në javën e parë të Ligës së Kampionëve.
Të Kuqtë anuluan disavantazhin e minutës së tretë kur amerikani Christian Pulisic kaloi vendësit në epërsi.
Dy gola nga goditjet standarde heshtën San Siron, pasi shënuan Ibrahima Konate, 23’, dhe Virgi van Dijk, 41’.
Dominik Szoboslai vulosi rezultatin përfundimtar të takimit me golin e tij në minutën e 67-të.