Ditë më parë në kryeqytet ka filluar të mbahet Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, ku pjesëmarrës ka nga vende të ndryshme të botës.
Një që erdhi nga Bullgaria, është e pasionuar me simbolet shqiptare, derisa thotë se erdhi të mësojë më shumë për gjuhen e cila i tingëllon unike, raporton Klan Kosova.
Në organizimin e Seminarit, më familjarë është Marius Dobrescu, i cili thotë se për herë të parë mori pjesë në edicionin e 4-të, derisa përveç me gjuhen ky është i lidhur edhe me shkrimtarin Ismail Kadare, veprat e të cilit i përktheu nga 1983.
Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare do mbahet deri më 25 gusht.
https://www.youtube.com/watch?v=QMclnOcshiQ
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.