Një grua i ka bërë dhuratën më të bukur për përvjetor, bashkëshortit të saj të obsesionuar pas tatuazheve – një kafkë të implantuar në dorë.
Lee Hodgson e ka marrë dhuratën e pazakontë nga gruaja e tij Stephanie, pasi që ai ka në trupin e tij 40 tauitazhe dhe percinga.
Në një shfaqje televizive, ku është realizuar një kronikë për Hodgson, thuhet se njerëz të tillë të pasionuar pas tatuazheve, tani kanë filluar të bëjnë operacione kirurgjikale për ta zhvilluar pasionin e tyre.
Implante të tilla subdermale janë të rrezikshme dhe kanë probabilitet të madh për infeksion, mirëpo Lee nuk të ndalet dhe pse katër fëmijët mendojnë se pamja e tij është e çuditshme.
Ky cift janë mësuar me të pazakontën, pasi që edhe në dasmën e tyre ata e kanë rikrijuar filmin e Tim Burton, Bride, duke vendosur në dasmë një karrige elektrike dhe tortën me kafka.
Gjatë operacionit që ai ka bërë, dora është hapur e aty është vendosur një kafkë e më pas lëkura është ngjitur përsëri.
“Kjo ishte dhurata më e bukur ndonjëherë”, ka thënë Hodgson.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
DL
SHKRIMI NGA
Donika Lamaxhema
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.